ZNJ. GALIT PELEG
Ambasadorja Peleg është një diplomate karriere.
1998 I bashkohet Shërbimit të Huaj të Izraelit si Kadete.
1999-2000 Zv. Ambasadore në Marok.
2001-2005 Zv. Ambasadore në Serbi, Maqedoni të Veriut, dhe Mal të Zi..
2007-2011 Drejtuese e Zyrës Ndërlidhëse me Parlamentin Europian, si pjesë e Misionit të Izraelit në Bashkimin Europian, në Bruksel.
2011-2015 Ka menaxhuar projekte të posaçme në fushën e "Brandimit të Izraelit". Angazhuar në koordinimin e misioneve me firma marrëdhëniesh me publikun në Europë, në Departamentin e Marrëdhënies me Median dhe Publikun, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit. Ka ndërmarrë fushatën vjetore "Start Tel Aviv", që sillte në Izrael sipërmarrës nga 50 vende për të njohur nga afër skenën e Kombit të Start-up.
2016-2019 Drejtuese e Departamentit për Diplomaci Publike dhe Çështjeve Akademike në Konsullatën e Përgjithshme të Izraelit në Nju Jork.
2019-2020 Pjesë e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.
2020-2021 Konsulle e Përgjithshme e Izraelit në Majami, SHBA (e deleguar).
2021-2022 Drejtuese e programeve të huaja dhe ndihmës humanitare në Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Izraelit (MASHAV). Koordinatore e fushatave humanitare-qeveritare në Ukrainë, duke organizuar qindra ton ilaçe dhe ushqime, si dhe duke u përfshirë në projektin e një spitali fushor në perëndim të Ukrainës.
2022 Sep' – Ambasadore e Izraelit në Shqipëri, dhe jorezidente për Bosnje-Hercegovinën..
Ka kryer të dy ciklet e studimit në Universitetin Hebre të Jeruzalemit, ku është diplomuar në Studime Islamike dhe të Lindjes së Mesme, dhe në Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Komunikon rrjedhshëm në hebraisht, anglisht, frengjisht, dhe ka njohuri në arabisht dhe serbisht.