Departamenti i Politikës dhe Diplomacisë Publike fokusohet në promovimin e kulturës izraelite në Shqipëri, dhe në fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Izraelit dhe Shqipërisë.
Synimet kryesore të departamentit janë:
- Promovimi i kulturës izraelite në Shqipëri nëpërmjet pasqyrimit të punës së artistëve izraelitë në fusha të ndryshme (p.sh. muzikë, vallëzim, teatër, letërsi, kinema, art) tek shoqëria shqiptare.
- Zhvillimi i dialogut kulturor nëpërmjet bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve kulturore midis artistëve shqiptarë dhe izraelitë.
- Organizimi i evenimenteve kulturore si koncertet, shfaqjet, filmat, ekspozitat dhe programet letrare, si dhe asistimi në përkthimin e veprave letrare izraelite në shqip.
- Rritja e bashkëpunimit midis institucioneve arsimore.
- Mbajtja e marrëdhënieve me mediat në Shqipëri, për të organizuar intervista të diplomatëve apo personaliteteve izraelitë, për publikimin e editorialëve, dhe për mbulimin mediatik të evenimenteve.
- Pasqyrimi i punës së Ambasadës dhe çështjeve me rëndësi për Izraelin, në platformat e rrjeteve sociale.
- Mbulimi i marrëdhënieve politike Shqipëri-Izrael dhe organizimi i vizitave të personaliteteve izraelitë në Shqipëri.
Për informacion dhe kërkesa të mëtejshme, na kontaktoni!
Kreu i Departamentit të Politikës dhe Diplomacisë Publike:
ZNJ. TATIANA GUBERAJ
Tel. | +355-44-508-508
E-mail | press@tirana.mfa.gov.il