Skip to main content

Zv. Ambasador | Konsull

Z. HAROUT BAGHAMIAN

HAROUT HAGAHMIAN

Z. Harout Baghamian është një diplomat karriere, pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit prej vitit 2021. Pas përfundimit të kursit diplomatik të kadetëve në Ministri, iu bashkua Departamentit të Afrikës, dhe më vonë Departamentit të Euroazisë dhe Ballkanit. Më shtator 2022, mori detyrën si Zv. Ambasador dhe Konsull në Ambasadën e Izraelit në Tiranë, Shqipëri, duke mbuluar dhe Bosnje-Hercegovinën.

Z. Baghamian është diplomati i parë izraelit që është pjesë e një prej minoriteteve më të vogla të krishtera në Izrael, atij të komunitetit armen. Ka mbajtur pozicione drejtuese në komunitetin dhe organizatat armene, me qëllim ruajtjen e identitetit dhe kulturës armene në Izrael, si dhe mbulimin e çështjeve dhe problemeve të Armenisë në vend.

Z. Baghamian është lindur dhe rritur në Lagjen Armene të Jeruzalemit në Izrael, dhe zotëron një diplomë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sociologji, si dhe një diplomë Masteri të Shkencave në Të Drejtë Ndërkombëtare dhe Zgjidhje Konflikti. Të dy ciklet e studimeve i ka ndjekur në Universitetin Hebre të Jeruzalemit. Komunikon rrjedhshëm në armenisht, anglisht, hebraisht, dhe arabisht.

X | x.com/hbaghamian