Isack Herzog kreu i shtetit të Izraelit, gjatë vizitës së tij dyditore në rajonu prit në godinën qeveritare nga kryeministri Edi Rama .
Pas një takimi kokë më kokë dhe një turi që kryeministri Rama i bën çdo zyrtari të lartë që pret në zyrën e tij, dy liderët mbajtën një deklaratë të përbashkët për media.
Kreu i Qeverisë rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj luftës së Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje edhe për lirimin e pengjeve. Ndërsa Presidenti i Izraelit, Isack Herzog nuk i kurseru falenderimet për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Izraelit duke kujtuar luftën e vazhdueshme dhe urrejtjen me të cilët janë përballur herbrenjtë.
Një përshëndetje në shqip e kishte edhe për popullin shqiptar.