Skip to main content

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Në takim morën pjesë anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë me Knesetin: Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetarja e grupit të miqësisë Blerina Gjylameti, deputetët Blendi Klosi dhe Oerd Bylykbashi, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe dhe Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

President of Israel

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi krenarinë e shqiptarëve për marrëdhëniet historike me hebrenjtë. Në kohë të vështira shqiptarët e të gjitha besimeve kanë mbrojtur hebrenjtë nga përndjekjet, sidomos prej nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kanë rrezikuar jetën dhe familjet e tyre, por hebrenjtë nuk i kanë dorëzuar. Miqësia mes nesh është mbrujtur dhe ka kaluar përmes provash të forta.

Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë periudhave të vështira. Ai përgëzoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh. Herzog vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Knesetit, duke garantuar mbështetjen e tij për forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve si edhe ftoi Kryetaren Spiropali të vizitojë Izraelin.

Address map
VENDNDODHJA E NGJARJES
Kuvendi i Shqiperise
Tirana
Albania
SHTYP KËTU PËR UDHËZIME