Skip to main content

PRESIDENTI I IZRAELIT VIZITON PËR HERË TË PARË SHQIPËRINË.

Presidenti i Shtetit të Izraelit Z. Isaac Herzog, i cili ndodhet në vizitë në Tiranë u prit sot në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj.

Begaj i uroi homologut Herzog mirëseardhjen në vizitën e parë të një Presidenti të Shtetit të Izraelit në Shqipëri.

Vizita e Presidenit te Shtetit te Izraelit

Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë.

Kjo vizitë është një pikë referimi për gjetjen e mundësive të reja të zgjerimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e dy krerëve të shteteve në këtë drejtim.

Address map
VENDNDODHJA E NGJARJES
Tirana
1000
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Tiranë, Albania
SHTYP KËTU PËR UDHËZIME