Në Tiranë u zhvillua Tryeza Ekonomike Izrael-Shqipëri, me pjesëmarrjen e shoqatave, sindikatave, dhomat dhe entet qeveritare shqiptare, të lidhura me çështjet ekonomike.
Të dyja palët u angazhuan në një diskutim jetik, duke vënë në dukje pikat e forta dhe të dobëta të industrive të të dy vendeve, për të vijuar me një bashkëpunim të mundshëm dhe rritje të lidhjeve ekonomike dhe tregtare. Pikat kryesore të diskutimit në tryezë ishin investimet e mundshme izraelite në Shqipëri, lidhjet tregtare, ndërtimi, shkëmbimi i përvojës dhe inovacioni, bujqësia dhe agroteknika, IHD-të, energjia e rinovueshme dhe industria e IT.