Ambasada e Izraelit në Shqipëri, në bashkëpunim me TechSpace dhe sponsorizimin e Birrës Korça, solli episodin e katërt e të fundit të Tirana Beer Tech për vitin 2024.

Sjellë në formatin e një paneli me të diplomuar të MASHAV, mbrëmja "Mashav Tech Talk" nxiti diskutime interesante dhe të nxehta mbi teknologjinë, sipërmarrjen dhe sigurinë kibernetike.
Eventi u përshëndet nga Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Sh. S. Galit Peleg, e cila foli për veprimtarinë e MASHAV dhe shprehu mirënjohje e falenderime për miqtë besnikë të Tirana Beer Tech, si dhe për partnerët gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.
Tirana Beer Tech do të vijojë takimet (në shoqërinë e birrës!) për entuziastët e teknologjisë edhe në vitin 2025, me tema edhe më interesante e inovative.