Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu dhe Ministri i Shëndetësisë së Izraelit z.Uriel Buso nënshkruan në Tiranë një memorandum dypalësh, i cili zgjeron fushat e bashkëpunimit në mjekësinë digjitale, fushën e emergjencave, teknologji, pajisje mjekësore, etj.

Ministrja e Shëndetësisë znj.Koçiu për nënshkrimin e këtij dokumenti theksoi se “ky memorandum vjen në vazhdën e partneritetit me qendrën spitalore SHEBA.
Vizita e Ministrit Buso u parapri nga disa shkëmbime vizitash midis dy vendeve. Ministrja Koçiu vizitoi kompleksin SHEBA në mars, ndërsa në shtator 2024, Shqipëria priti vizitën historike të Presidentit Isaac Herzog.
Disa ditë më parë, Kryeministri Rama realizoi një vizitë zyrtare në Izrael.