Me rastin e përvjetorit të parë të masakrës së 7 tetorit, Ambasada e Izraelit në Tiranë organizoi një aktivitet përkujtimor në Teatrin Kombëtar të Opera dhe Baletit të Shqipërisë, i cili përfshinte një ekspozitë fotografike dhe shfaqjen e dokumentarit "Britma para heshtjes".
Aktiviteti nisi me një moment heshtjeje duke nderuar 1200 viktimat dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të 101 pengjeve, për të vijuar me fjalimin e H.E. Galit Peleg, Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri. Në fjalën e saj, ambasadorja theksoi rëndësinë dhe urgjencën e bashkimit kundër të gjitha formave të terrorizmit, urrejtjes dhe dhunës.
Më pas u shfaq dokumentari "Screams Before Silence", i cili dokumenton sulmet në qytetet izraelite dhe në Festivalin e Muzikës Nova, gjatë të cilave gra dhe vajza u përdhunuan, u sulmuan dhe u gjymtuan. Në dokumentar, pengjet e liruar zbulojnë se robërit izraelitë në Gaza janë abuzuar gjithashtu seksualisht.
Pavarësisht provave të padiskutueshme, këto mizori janë trajtuar pak nga grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatat ndërkombëtare. Shumë figura kryesore në politikë, akademi dhe media janë përpjekur të minimizojnë, madje të mohojnë se ato kanë ndodhur. Në Screams Before Silence, një film dokumentar 60-minutësh i drejtuar nga prezantuesi, Sheryl Sandberg, ish-CEO i Meta-s dhe themeluesja e LeanIn.org, intervistohen shumë dëshmitarë okularë, pengje të liruar, reagues të parë, ekspertë mjekësorë dhe mjeko-ligjorë dhe të mbijetuar nga masakrat e Hamasit.
Aktiviteti prezantoi gjithashtu një ekspozitë fotografike nga Ziv Koren, një fotoreporter i vlerësuar me dhjetëra çmime ndërkombëtare, që dokumenton shkallën e shkatërrimit dhe humbjen njerëzore të Masakrës së 7 Tetorit.