Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Izraelit solli në Tiranë Dr. Michal Sela nga Nogafem për të diskutuar mbi aktualitetin ne trajtimin shëndetësor të grave.

Dr.Sela zhvilloi disa takime me profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, një leksion të hapur me studentë të mjekësisë ku foli për barazinë gjinore në sistemin shëndetësor. Dr Sela zhvilloi takime konstruktive me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vizita u mbyll me një drekë miqësore dhe shkëmbim mendimesh me një grup mjekësh eminentë shqiptarë nga Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë.